Në kuadër të nismës “Pastrim dhe Gjelbërim”
February 26, 2018
Vizita zyrtare e Prefektit të Qarkut Tiranë në Romë
March 7, 2018

Analiza Vjetore e Institucionit të Prefektit

Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u mbajt analiza vjetore e punës për vitin 2017. Të pranishëm ishin, Prefektja e Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, përfaqësues të Drejtorisë së Monitorimit dhe Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, Sekretari i Pëgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Tiranës z. Emil Konomi, Drejtori i Drejtorisë së Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë z. Flamur Kolleshi, si dhe administrata e Prefektit.
Analiza e punës u referua nga Sekretari i Përgjithshëm z. Konomi, i cili pasqyroi në mënyrë objektive punën e të gjithë sektorëve.
Gjatë analizimit të situatave, problematikave, dhe arritjeve të vërejtura përgjatë vitit 2017, Prefektja Jahollari tha se një punë intensive na pret në 2018, për të përmbushur detyra dhe prioritetet e qeverisë.
Në këtë kuadër Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë ka ngritur 8 Task- Forca dhe grupe pune ndërinstitucionale, ku përmendim:
Grupin e monitorimit kundër gërryerjes së lumenjëve.
Reformën e ujit.
Vend-depozitimet e mbetjeve në të cilin Prefekti i Qarkut ka rol monitorues, koordinues dhe bashkërendues.
Inventarizimin e pronave shtetërore në Qark.
Reforma e pronave në bregdet.
Pastrim dhe Gjelbërim etj.
Sipas Prefektes Jahollari viti 2018, është viti i reformave të mëdha në Administratën Publike. Këtë vit profesionalizmi dhe integriteti moral do të jenë kusht thelbësor i punonjësve të Administratës së Prefektit. Rëndësi e veçantë do i jepet zgjidhjes konform, dispozitave ligjore dhe me përparësi problemeve të qytetarëve.
Duke kërkuar rezultate në punë nga ana e të gjithë punonjësve, Prefektja Jahollari rinënvizoi edhe njëherë detyrat që ata duhet të përmbushin në zbatim të objektivave.

Comments are closed.