Analiza vjetore, Gogu: Vit i vështirë, vendosëm prioritet rindërtimin, emergjencat dhe ‘luftën’ ANTI-COVID
March 5, 2021
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi një takim prezantimi, të Prefektit Z. Mersin Murataj, me përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore të Bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë.
March 24, 2021

Emërohet Prefekti i Qarkut Tiranë z.Mersin Murati

Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është mbajtur ceremonia zyrtare për marrjen e detyrës së Prefektit të ri të Qarkut Tiranë z.Mersin Murati. Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko, prezantoi Prefektin e Ri të Qarkut të Tiranës z. Mersin Murati, i cili zëvendëson në këtë detyrë z. Toni Gogu. 

Znj. Kuko u shpreh besimplotë se Prefekti i ri i Qarkut Tiranë do të vijojë punët e nisura për ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Për prefektin Murati, kjo është një tjetër sfidë ndaj u zotua të përmbushë të gjitha detyrimet që i përcakton ligji në këtë detyrë të re. 

Z. Toni Gogu u shpreh se mbajtja e detyrës së Prefektit ka qenë një nder për të ndërsa i uroi shumë suksese Prefektit të ri. 

Për shkak të zbatimit të protokollit ANTI-COVID aktiviteti u zhvillua nën masa sigurie duke mos kaluar grumbullimin mbi 10 persona. Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, Këshillit të Qarkut,  dhe Prefekturës Tiranë.

Vendimi i emërimit të Prefektit Murati u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Prefekti Murati ka mbajtur më herët detyra të rëndësishme ku së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.

Comments are closed.