Sot më datë 09.06.2020 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i radhës i Task-Forcës Vendore në nivel qarku, për bashkëpunim dhe koordinim, me administratorët e Bashkise Tirane që mbulojnë territoret e zonave me risk, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
June 23, 2020
Në datë 15.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë, Z. Jahollari zhvilloi mbledhjen e rradhës së grupit të monitorimit dhe kontrollit Taske Force për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në subjektet e lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19
June 23, 2020

Në vijim të intensifikimit të takimeve me strukturat e njësive vendore dhe qendrore përgjegjëse për zbatimin e planit të veprimit te luftës kundër kultivimit të te bimëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takim në Bashkinë Vorë me Kryetarin e Bashkisë, përfaqësues të Bashkisë Vorë, komisariatit të policisë Vorë, Policisë së Shtetit, strukturat e shërbimit pyjor dhe të bujqësisë si edhe OSHEE, dega Vorë.

Në vijim të intensifikimit të takimeve me strukturat e njësive vendore dhe qendrore përgjegjëse për zbatimin e planit të veprimit te luftës kundër kultivimit të te bimëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takim në Bashkinë Vorë me Kryetarin e Bashkisë, përfaqësues të Bashkisë Vorë, komisariatit të policisë Vorë, Policisë së Shtetit, strukturat e shërbimit pyjor dhe të bujqësisë si edhe OSHEE, dega Vorë. Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave nga secila strukturë në funksion të përgjegjësive të Task-Forcës vendore në Qark për të parandaluar dhe mos lejuar mbjelljen e bimëve narkotike. Gjithashtu u përcaktuan personat përgjegjës ligjor për të kontrolluar dhe monitoruar të gjithë territorin e  Bashkisë Vorë. Znj.Jahollari theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional kundër kësaj lufte ku objektivi është zero rrënjë kanabis në territorin e qarkut Tiranë.

Comments are closed.