Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin me ish-punonjësit e Komisionit Vendore të Verifikimit të Titujve të Pronësisë për zbatimin e vendimit nr.3, datë 24.12.2019 të Komisionit Qeveritar të Tokës .
January 21, 2020
Institucioni i Prefektit të Qarkut zhvilloi analizën vjetore të punëve të bëra për vitin 2019 si dhe objektivave të reja për vitin 2020.
January 28, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, inspektuan shtëpitë e rrënuara nga tërmeti I datës 21.09.2019, të cilat po rindërtohen në bazë të VKM Nr. 704, datë 30.10.2019.

Sot, më datë 22.01.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj.Suzana Jahollari së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Z.Rakip Suli inspektuan shtëpitë e rrënuara nga tërmeti I datës 21.09.2019, të cilat po rindërtohen në bazë të VKM Nr. 704, datë 30.10.2019, “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti I datës 21.09.2019, në Qarkun Tiranë dhe Durrës”. Nga inspektimet që u kryen në zonat Qendër Kamëz dhe Bathore, u konstatua se punimet për rindërtimin e këtyre shtëpive po vijojnë me ritme të shpejta. Familjarët e shtëpive të dëmtuara  u shprehën të kënaqur për punën voluminoze që po bën Bashkia Kamëz për rindërtimin e këtyre shtëpive në kohë rekord. Z.Suli theksoi që këto familje do vazhdojnë të jenë përfitues të bonuseve të qerave deri në përfundimin e rindërtimit të plotë të shtëpive të tyre. Znj.Jahollari i uroi familjarët për shtëpitë e reja si dhe falenderoi qeverinë dhe Kryetarin e Bashkisë për premtimin e mbajtur.

Comments are closed.