Prefekti i Qarkut Tiranë mbajti një takim pranë shoqërisë Kastrati sh.a. ku u prit nga z. Shefit Kastrati dhe z. Gani Kastrati.
December 11, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë po vijon me inspektimet në terren tek shtëpitë dhe pallatet të cilat janë dëmtuar nga tërrmeti i datës 26.11.2019, ne fshatin Yrshek, Njësia Administrative Kashar.
December 13, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një vizitë në Bashkinë Vorë ku pa nga afër punën e specialistëve të Institutit të Ndërtimit lidhur me vlerësimin e dëmtimeve në objektet shumëkatëshe.

Ditën e sotme Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Jahollari, zhvilloi një vizitë në Bashkinë Vorë ku pa nga afër punën e specialistëve të Institutit të Ndërtimit lidhur me vlerësimin e dëmtimeve në objektet shumëkatëshe. Këto inspektime asistohen edhe nga inxhinierët e Institucionit të Prefektit. Në fund të vizitës znj.Jahollari takoi zv. Ministrin Hantin Bonati i cili është Drejtuesi Rajonal i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për Bashkinë Vorë lidhur me situatën post tërmet. Gjithashtu u vizituan qytetarët e strehuar në kampin e ngritur ku Prefekti u njoh me kushtet e strehimit të tyre.

Comments are closed.