U zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore, për sensibilizimin në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
March 3, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takim me z.Rikard Luka, ekspert për Qarkun Tiranë i Projektit Bashki të Forta.
March 4, 2020

Prefekti Qarkut Tiranë zhvilloj një takim pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me drejtorët rajonal

Sot, më datë 04.03.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloj një takim pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me drejtorët rajonal, ku ishin të pranishëm Zv.Drejtor i Përgjithshëm znj. Risena Xhaja, Drejtori i ASHK Kamëz-Vorë z. Arion  Bistri, Drejtori i ASHK Tirana Veri z. Elion Semanaj, Drejtori i ASHK Tirana Jug z. Mariglen Disha dhe Drejtori i ASHK Rurale 2 z. Rezart Elmazi. Në këtë takim u diskutua rreth projektligjit për Përfundimin e Proçeseve Kalimtare të Pronësisë, kërkesë/ankesave të qytetarëve dhe aplikimi i tyre online nëpërmjet shërbimit e-albania.al, i cili ka ndihmuar për thjeshtësimin e punës si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e këtij institucioni. Gjithashtu znj. Jahollari, theksoj se një pikë tjetër kyce është dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, vecanërisht me atë të pushtetit vendor, ku do të organizohet dhe një takim për diskutimin e problematikave të ndryshme.

Comments are closed.