Sot më datë 09.09.2020, Prefekti I Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, në zbatim të Ligjit Nr. 107/2016, “Për Prefektin e Qarkut”; të Ligjit Nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, të Ligjit Nr. 152/2015, dhe në kuadër të parandalimit dhe përballimit të situatës së zjarreve, zhvilloi mbledhjen me drejtuesit e bashkive dhe përgjegjësit e emergjencave civile.
September 16, 2020
Sot më datë 16.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë sublime në kujtim të Konferencës së Pezës, të organizuar në Varrezat e Pezës, ku ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko si dhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.
September 16, 2020

Sot më datë 15.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin e rradhës së Task Forcës vendore ANTI COVID-19.

Sot më datë 15.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin e rradhës së Task Forcës vendore ANTI COVID-19.  Fokusi kryesor i këtij takimi ishte monitorimi i zbatimit të masave anti Covid-19 në transportin publik sipas grafikimit, si dhe monitorimi e menaxhimi i situatës sidomos në ambjentet jashtë shkollave per te evituar grumbullimet. Rëndësi në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit ndërmjet Policisë Vendore të Shtetit,pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera në qark për zbatimin me rigorozitet të protokollit të masave anti Covid, të përcaktuara nga Komitetiti Ndërministror i Emergjencave Civile . Në përfundim të takimit u la detyrë që grupet e kontrollit të Task-Forcës vendore anti Covid të vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e subjekteve shtetërore dhe private sipas grafikimit të detyrave, me përparësi monitorimin e transportit publik dhe të sigurisë së shkollave.

Comments are closed.