PËRMBAJTJA E URDHËRIT NR. 21 DATË 05.02.2025 TË KRYEMINISTRIT “PËR DETYRAT E ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT TË QARKUT”. DETYRAT E ADMINISTRATËS SË PREFEKTIT TË QARKUT TIRANË
TË PËRGJITHSHME
- Prefekti i Qarkut ka administratën e tij për ushtrimin e funksioneve dhe të përgjegjësive.
- Administrata e Prefektit kryen, në cilësinë e degës teritoriale, funksione të tjera administrative brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore të një ministrie,që i caktohet Prefektit me ligj
- Administrata e Prefektit Të Qarkut përbëhët nga Nënprefekti/Nënprefektët, Sekretari i Përgjithshëm,Përgjegjësit e Sektorëvë ,Specialistët dhe Punonjësit Administrativë.
- Administrata e Prefektit të Qarkut funksionon sipas rregullores së brendshme,të miratuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm.
DETYRAT E NËNPREFEKTIT
- Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të administratës caktohen Nënprefektët.
- Nënprefekti për veprimtarinë e vet për Bashkinë/Bashkitë përgjigjet drejtpërdrejt te Prefekti i Qarkut.
1. Nënprefekti ka këto detyra:
- Zëvendëson prefektin e qarkut dhe përgjigjet për detyrat që i ngarkohen, për periudhën e zëvendësimit;
- Informon prefektin e qarkut për përmbushjen e detyrave të caktuara, në zbatim të programit të qeverisë nga institucionet shtetërore që veprojnë në nivel të bashkisë/bashkive;
- Përpilon raporte e informacione periodike lidhur me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
- I propozon prefektit të qarkut masa për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të bashkisë/bashkive, ku ushtron funksionet;
- Informon prefektin e qarkut për masat e marra nga Policia e Shtetit në nivel të bashkisë/bashkive për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike;
- Informon prefektin e qarkut për planet e zhvillimit të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore;
- Në programet e punës, krahas detyrave të administratës, përfshihen dhe detyra specifike të ngarkuara nga prefekti i qarkut. Për realizimin e detyrave të ngarkuara, nënprefekti raposton periodikisht te prefekti i qarkut;
- Për probleme të veçanta dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre, mban kontakte të drejtpërdrejta me sekretarin e përgjithshëm dhe me sektorët në përbërje të administratës së prefektit të qarkut;
- Nënprefekti drejton dhe merr pjesë në ceremonitë e ndryshme zyrtare shtetërore, që zhvillohen në bashkinë/bashkitë, që mbulon si përfaqësues i autorizuar i prefektit të qarkut, si dhe në veprimtaritë e organizuara nga organet e vetëqeverisjes vendore, kur është i ftuar prej tyre;
- Për çështje të caktuara, nënprefekti i propozon prefektit të qarkut për mbledhjen e organit këshillues, duke argumentuar paraprakisht domosdoshmërinë e mbledhjes së këtij organi;
- Kërkon përmirësimin e punës për përmbushjen e detyrave në institucionet shtetërore, që veprojnë në nivel vendor dhe informon prefektin për punën e bërë prej tyre.
DETYRAT E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM
Sekretar i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil në administratën e prefektit dhe ushtron këto detyra:
- Organizon, drejton dhe koordinon punën ndërmjet sektorëve;
- Ushtron të gjitha funksionet dhe kryen të gjitha detyrat e përcaktuara në legjislacionin e nëpunësit civil dhe në përshkrimin e tij të punës lidhur me zbatimin e këtij legjislacioni dhe menaxhimin e tyre;
- Drejton nëpunësit civilë, punonjësit administrativë dhe përgjigjet e raporton përpara prefektit të qarkut për aktivitetin e administratës;
- Përgatit dhe merr masa organizative për zhvillimin e mbledhjeve të organit këshillues pranë prefektit të qarkut;
- Përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët, në përputhje me delegimet dhe autorizimet e dhëna nga prefekti i qarkut;
- Përgatit e merr masa organizative për zhvillimin e mbledhjeve dhe të takimeve të planifikuara nga prefekti i qarkut;
- Kontrollon e ndjek zbatimin e urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga prefekti i qarkut;
- Kryen të gjitha detyrat që i ngarkohen nga prefekti i qarkut dhe është përgjegjës para tij për zbatimin e tyre;
- Mban kontakte të vazhdueshme me nënprefektin për realizimin e detyrave nga ana e tij;
- Përgatit dhe paraqet raporte periodike për veprimtarinë e institucionit, si dhe për çështje të veçanta;
- Përcjell pranë prefektit të qarkut vendimet e marra në këshillat vendorë të sigurisë publike (KVSP) dhe përgatit dokumentacionin për informimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet.
SEKTORI I PLANIFIKIMIT, PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE DHE KRIZAVE
- Informon në kohën e duhur prefektin e qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për situatën e emergjencave civile;
- Harton e përditëson planet e emergjencave, duke pasur parasysh risqet e fatkeqësive të ndryshme në territorin e qarkut përkatës dhe i dërgon në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për qëllime planifikimi dhe analizimi;
- Siguron funksionimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm në të gjithë territorin e qarkut;
- Koordinon veprimtarinë e organeve, të institucioneve dhe të strukturave, që veprojnë në qark, me qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë;
- Bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore për realizimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë për informimin e publikut dhe të komuniteteve të rrezikuara nga fatkeqësitë;
- Grumbullon e përpunon të dhënat e nevojshme nga bashkitë dhe strukturat e tjera, që veprojnë në qark, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e tyre, si dhe informon në mënyrë të vazhdueshme prefektin e qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);
- Bashkëpunon me sektorin e qarqeve fqinjë, në zbatim të detyrave që lidhen me reduktimin e riskut nga fatkeqësitë dhe emergjencat civile (mbrojtjen civile), me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë;
- Merr masat e nevojshme për parandalimin, përballimin dhe rehabilitimin e pasojave nga fatkeqësitë e ndryshme;
- Inspekton gjendjen e masave parandaluese dhe mbrojtëse të marra nga institucionet dhe strukturat që veprojnë në qark, për parandalimin e fatkeqësive të ndryshme, dhe informon prefektin e qarkut e Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);
- Koordinon forcat operacionale në nivel qarku në rastet e fatkeqësive të ndryshme;
- Koordinon veprimet për lehtësimin e shpërndarjes apo të dislokimit të asistencës ndërkombëtare në rastet e fatkeqësive;
- Merr masa për lehtësimin e procedurave doganore dhe për zbatimin e detyrimeve të vendit pritës, në rastet e ndihmës nga jashtë;
- Merr masa për lehtësimin e procedurave doganore dhe për zbatimin e detyrimeve të vendit pritës, në rastet e ndihmës nga jashtë;
- Shkëmben informacion në kohë reale, në mënyrë që të mundësohet marrja e masave për përballimin e situatave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore;
- Planifikon me prioritet për nevojat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), investimet emergjente të nevojshme në nivel qarku, me qëllim parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin nga fatkeqësitë;
- Mirëmban e përditëson bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë dhe shkëmben informacione me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);
- Merr masat për funksionimin e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark (KMCQ);
- Kryen detyrat e sekretariatit teknik pranë Komisionit të Mbrojtjes Civile në qark (KMCQ), përgatit materialet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës së tyre, si urdhrat, udhëzimet e vendimet dhe ia paraqet prefektit të qarkut;
- Përpunon, përgatit raporte dhe informacione periodike lidhur me çështje të reduktimit të riskut ndaj fatkeqësive e mbrojtjes civile dhe i dërgon në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për qëllime analizimi dhe planifikimi;
- Ndjek detyrat e përcaktuara në task-forca dhe në organizma të përkohshëm, që kanë të bëjnë me fushën e emergjencave civile dhe të krizave.
SEKTORI JURIDIK
- Verifikon ligjshmërinë e akteve normative, të nxjerra nga organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe përpilon kthimin e përgjigjes, duke u shprehur për ligjshmërinë e këtyre akteve, brenda afateve ligjore;
- Përmbush detyrat në zbatim të funksioneve të deleguara për prefektin e qarkut dhe informon periodikisht për realizimin e tyre;
- Kujdeset që ushtrimi i veprimtarisë së administratës së prefektit të qarkut të bëhet në përputhje të plotë me procedurat ligjore, duke dhënë asistencën e nevojshme edhe për sektorët e zyrat e tjera të administratës së prefektit të qarkut;
- Shprehet për ligjshmërinë e çdo akti administrativ të prefektit të qarkut;
- Ndjek procedurat ligjore për konstituimin e organeve të zgjedhura të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe, sipas nevojës, procedurat për shpërndarjen apo shkarkimin e këtyre organeve;
- Përgjegjësi i sektorit apo specialistët e tij, me autorizim me shkrim nga prefekti i qarkut, përfaqësojnë institucionin në proceset gjyqësore, në të cilat është palë prefekti i qarkut;
- Përgatit materiale të ndryshme në ndihmë të kualifikimit të administratës së prefektit të qarkut, si dhe për seminare apo takime me të zgjedhurit vendorë, sipas rastit;
- Në bashkëpunim me sektorin që mbulon fushën e objektit të inspektimit, përcjell kërkesën e arsyetuar për fillimin e inspektimit pranë institucioneve të ngarkuara me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit
SEKTORI I MONITORIMIT TE KOMPETENCAVE VENDORE DHE FUNKSIONEVE TE DELEGUARA
- Ndihmon dhe asiston organet e njësive të vetëqeverisjes vendore për njohjen dhe ushtrimin e funksioneve e të kompetencave të tyre, duke siguruar bashkëpunim, koordinim të vazhdueshëm, si dhe evidentimin e zgjidhjen e problematikave të ndryshme ligjore apo operacionale;
- Bashkëpunon me sektorin juridik për ndjekjen e procedurave ligjore të konstituimit të organeve të zgjedhura të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe, sipas nevojës, të procedurave për shpërndarjen ose shkarkimin e këtyre organeve;
- Evidenton problemet që shqetësojnë organet e njësive të vetëqeverisjes vendore në raport me institucionet shtetërore qendrore në nivel vendor e përpunon të dhënat për këto çështje;
- Monitoron procedurën e hartimit dhe të miratimit të projektbuxhetit, ndjek zbatimin e tij dhe përdorimin e fondeve, në përputhje me objektivat e përcaktuar;
- Njihet me aktet e nxjerra nga organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ndjek procesin e marrjes së masave për publikimin e tyre, me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët;
- Bashkërendon punën ndërmjet institucioneve qendrore dhe organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore për programet e zhvillimit në nivel qarku;
- Bashkërendon punën me strukturat përkatëse për mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe turizmin në përgjithësi gjatë gjithë vitit;
- Përgatit materialet përkatëse për prefektin e qarkut dhe ndjek zbatimin e detyrave të përcaktuara;
- Ndjek, sipas rastit, zbatimin e detyrave të përcaktuara nga task-forca të veçanta për sezonin turistik;
- Ndjek problemet e sigurisë në plazhe e në zona të tjera turistike, higjienën, problemet shëndetësore, emergjencat civile, qarkullimin rrugor etj.;
- Harton materiale informativo-statistikore për gjendjen ekonomiko-shoqërore në qark dhe, mbi bazën e tyre, i propozon prefektit të qarkut mendime për përmirësimin e gjendjes;
- Koordinon punën me institucionet qendrore në nivel qarku për konsultimet me njësitë e vetëqeverisjes vendore për politikat, legjislacionin, normat që rregullojnë dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave e të funksioneve të këtyre njësive, si dhe konsultimin, nëpërmjet shoqatave përfaqësuese të vetëqeverisjes vendore dhe grupeve të tjera të interesit, nëpërmjet të cilave u mundësohet prezantimi i opinioneve, komenteve dhe propozimeve të tyre për politikat dhe legjislacionin, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave dhe të funksioneve të tyre;
- Bashkërendon dhe merr masa për garantimin e pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe për njoftimin e konsultimin publik, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik;
- Bashkërendon punën me strukturat përkatëse për realizimin e funksioneve në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike, në fushën e shërbimeve sociale, në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit, në fushën e zhvillimit ekonomik vendor, në fushën e sigurisë publike, si dhe për funksionet e kompetencat e deleguara;
- Ndjek detyrat e përcaktuara në task-forca dhe në organizma të përkohshëm, që kanë të bëjnë me funksione të deleguara.
SEKTORI I ZHVILLIMIT URBAN
- Mbledh informacion nga njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut dhe informon prefektin për zbatimin e detyrave, që lidhen me krijimin e kushteve të një zhvillimi të qëndrueshëm vendor, sipas përcaktimeve të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në nivel qarku;
- Monitoron njësitë e vetëqeverisjes vendore lidhur me masat që ndërmarrin për të garantuar rigjenerimin urban, mbrojtjen e mjedisit e zhvillimin e qëndrueshëm të peizazheve dhe të hapësirave të gjelbra, duke informuar prefektin në mënyrë periodike;
- Ndjek planifikimin dhe zhvillimin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, duke monitoruar e koordinuar me aktorët përgjegjës në qark për procedurën e miratimit e të rishikimit të planeve të përgjithshme vendore;
- Informon prefektin për zbatimin e planeve të përgjithshme vendore, nëpërmjet planeve sektoriale dhe planeve të detajuara vendore, nëse ka, duke ndjekur bashkërendimin e këtyre studimeve me politikat e zhvillimit të qeverisjes qendrore;
- Ndjek procesin e ruajtjes, të përdorimit dhe, sipas rastit, të mbarështimit të zonave të mbrojtura natyrore, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet ndjekjes dhe koordinimit të programeve për zonat e mbrojtura në rang qarku dhe qarqeve fqinje;
- Informimin periodik te prefekti për pastrimin e parqeve, të lulishteve dhe të hapësirave të gjelbra publike;
- Përgatit raporte dhe informacione periodike për mbledhjen e largimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake, në nivel qarku;
- Mbledh informacione për problematikat e rrugëve urbane e rurale në nivel qarku, nëpërmjet raportimeve që merr nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
SEKTORI I FINANCËS DHE I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
- Mbledh informacion nga njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut dhe informon prefektin për zbatimin e detyrave, që lidhen me krijimin e kushteve të një zhvillimi të qëndrueshëm vendor, sipas përcaktimeve të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në nivel qarku;
- Monitoron njësitë e vetëqeverisjes vendore lidhur me masat që ndërmarrin për të garantuar rigjenerimin urban, mbrojtjen e mjedisit e zhvillimin e qëndrueshëm të peizazheve dhe të hapësirave të gjelbra, duke informuar prefektin në mënyrë periodike;
- Ndjek planifikimin dhe zhvillimin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, duke monitoruar e koordinuar me aktorët përgjegjës në qark për procedurën e miratimit e të rishikimit të planeve të përgjithshme vendore;
- Informon prefektin për zbatimin e planeve të përgjithshme vendore, nëpërmjet planeve sektoriale dhe planeve të detajuara vendore, nëse ka, duke ndjekur bashkërendimin e këtyre studimeve me politikat e zhvillimit të qeverisjes qendrore;
- Ndjek procesin e ruajtjes, të përdorimit dhe, sipas rastit, të mbarështimit të zonave të mbrojtura natyrore, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet ndjekjes dhe koordinimit të programeve për zonat e mbrojtura në rang qarku dhe qarqeve fqinje;
- Informimin periodik te prefekti për pastrimin e parqeve, të lulishteve dhe të hapësirave të gjelbra publike;
- Përgatit raporte dhe informacione periodike për mbledhjen e largimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake, në nivel qarku;
- Mbledh informacione për problematikat e rrugëve urbane e rurale në nivel qarku, nëpërmjet raportimeve që merr nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
ZYRA E GJENDJES CIVILE
- Kryen shërbimin e gjendjes civile që ka në juridiksion;
- Përgatit evidenca periodike për ndryshimet demografike;
- Lëshon certifikatat e shërbimit të gjendjes civile lidhur me dokumentacionin që administron;
- Zbaton metodikat e hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
- Administron arkivin e gjendjes civile;
- Grumbullon dhe dërgon në institucionet shtetërore të dhënat e zyrave të gjendjes civile, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj dhe me anë të shkresave përkatëse;
- Bën administrimin e korrespondencës e të njoftimeve që vijnë nga institucionet shtetërore për zyrën e gjendjes civile.
- Zbaton detyrat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe në akte ligjore e nënligjore, që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore.
