Historiku

Historiku i Prefektit të Qarkut Tiranë

Nga viti 1912 deri më vitin 1926, Tirana ishte nënprefekturë nën juridiksionin e Prefekturës së Durrësit dhe vetëm pas shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, marrëdhënia me Ministrinë e Punëve të Brendshme filloi të ishte i drejtpërdrejtë.

Në vitin 1926, Dhoma e Deputetëve dhe Senati miratoi organizimin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që e përfshiu për herë të parë Qarkun e Tiranës në Departamentin e Qendrës. Kjo formë e organizimit vazhdoi deri në vitin 1944 dhe titullari më i lartë i administratës në shtet ishte prefekti.

Pas vitit 1944, edhe pse pa titullarët e tyre, prefekturat u ruajtën si njësi administrative deri më 1947.

Nocioni administrativ “Prefekturë” nuk u aplikua për rreth 45 vjet.

Forma e organizimit me prefektura u rivendos përsëri në vitin 1992, me miratimin e ligjit “Për prefekturat”, më datë 22 shtator 1992. Më 26 korrik 1993, Këshilli i Ministrave nxori vendimin për ndarjen dhe krijimin e 12 prefekturave në vend.

Më 22 prill 1997, ligji “Për prefekturat” pësoi ndryshime.

Përsëri ligji “Për Prefekturat” pësoi ndryshime më datë 25 korrik 2002.

Përsëri ligji në lidhje me Prefekturat pësoi ndryshime më datë 27 tetor 2016.

Aktualisht, veprimtaria e Institucionit të Prefektit bazohet në Ligjin Nr. 107, më datë 27 tetor 2016 “Për prefektin e qarkut”.

Misioni

Misioni i Prefektit të Qarkut Tiranë

Misioni i Prefektit të Qarkut Tiranë është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.