Afrim Qendro - Prefekti i Qarkut Tiranë
Afrim Qendro ka lindur më 28 Shtator 1967. Ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës duke u diplomuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike për degën e Transportit. Më tej, Qendro ka kryer edhe studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ku është diplomuar në degën Infrastrukturë dhe Transport. Ai mban titullin Master në planifikimin e sistemeve të transportit, menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore.
Qendro ka një eksperincë të gjatë në administratën shtetërore. Ai ka ushtruar detyrën e Nën/Kryetarit të Bashkisë së Vlorës (2020-2021) ndërsa më herët ka mbajtur funksione të larta drejtuese në Autoritetin Rrugor Shqiptar, si Zv/Drejtor I Përgjithshëm dhe Drejtor i Drejtorisë së Projekteve të Brendshme dhe të Huaja Teknike (2013-2017) si dhe Drejtor i Përgjithshëm i këtij institucioni (2017-2019).
Qendro ka ushtruar detyra të ndryshme edhe në Bashkinë e Tiranës, nga funksioni i Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Qytetit (2001-2007), Kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik (2007-2010) dhe Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike (2010-2011)
Karriera e tij ka nisur që në vitin 1994 si oficer në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër ku ka shërbyer deri në vitin 1997. Më pas, ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Tiranë (1997-1998) dhe drejtuesit të Kartotekës (1998-1999). Në periudhën 1999-2000, Qendro ka punuar në sektorin privat si konsulent/inxhinier.
Gjatë karrierës së tij, Qendro ka kryer trajnime në shumë organizma brenda dhe jashtë vendit me fokus infrastrukturën dhe transportin. Gjatë viteve 2003-2008 ai ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për anti-trafikimin (IOM) dhe anëtar i Bordit Drejtues të Organizatës UNI.