Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë më datë 30.10.2018, mbërriti shqetësimi i Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, në lidhje me gjëndjen e banesës së z. Manuel Puka, e cila është rrëzuar plotësisht si pasojë e tërmetit të rënë në datën 04.07.2018
October 30, 2018
Prefekti I Qarkut Tiranë zj. Suzana Jahollari, zhvilloi sot një takim pune me Prefektin e Qarkut Berat z. Harilla Dafa
October 30, 2018

Më datë 30.10.2018 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është zhvilluar takimi i KRAT (Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore)

Më datë 30.10.2018 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është zhvilluar takimi i KRAT (Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore). Të pranishëm në këtë takim ishin: Prefekti i Qarkut, përfaqësues të  Bashkisë Tiranë, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, përfaqësues të  Drejtorisë Rajonale të Punësimit, zv/Drejtori I Shërbimit Informativ të Shtetit, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Qarkut Tiranë, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Perfaqësues të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, përfaqësues të Këshillit të Qarkut, përfaqësues të Caritas Albania dhe përfaqësues të OJF-së ‘’Të ndryshëm dhe të Barabartë’’.

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i situatës në lidhje me numrin e viktimave të trafikimit, trajtimi i rasteve dhe masat e marra, sfidat e hasura.

 Gjatë takimit u diskutuan dhe aktivitetet sensibilizuese dhe informuese të realizuara nga anëtarët e KRAT, në kuadër të muajit të antitrafikimit të qënieve njerëzore.

Comments are closed.