Në vijim të intensifikimit të takimeve me strukturat e njësive vendore dhe qendrore përgjegjëse për zbatimin e planit të veprimit te luftës kundër kultivimit të te bimëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takim në Bashkinë Vorë me Kryetarin e Bashkisë, përfaqësues të Bashkisë Vorë, komisariatit të policisë Vorë, Policisë së Shtetit, strukturat e shërbimit pyjor dhe të bujqësisë si edhe OSHEE, dega Vorë.
June 23, 2020
Sot më datë 17.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Tiranë z. Flamur Kapllani
June 23, 2020

Në datë 15.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë, Z. Jahollari zhvilloi mbledhjen e rradhës së grupit të monitorimit dhe kontrollit Taske Force për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në subjektet e lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19

Në datë 15.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë, Z. Jahollari zhvilloi mbledhjen e rradhës së  grupit të monitorimit dhe kontrollit  Taske Force për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në subjektet e lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë takim u rakordua mbi planin e punës për ditët në vijim, u rikonfirmua grafiku i punës për grupet në terren, subjektet që do të monitorohen si dhe zonat përkatëse për çdo grup. Grupet vijojnë të jenë të përbërëra nga inspektorë të ISHSH Qarku Tiranë, Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, AKU-Dega Tiranë, Inspektoriati i Punës, Drejtoria e Policisë Vendore dhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Gjatë mbledhjes u raportua mbi ecurinë e proçesit të monitorimit deri tani, nga secili institucion dhe referuar edhe rritjes se numrit të rasteve me COVID-19 u vendosën detyra mbi përqendrimin e kontrolleve në njësi të veçanta të cilat kanë grumbullime njerëzish.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vijojë me kontrolle sipas planit në Njësitë Administrative ku ka tregje ushqimore, Qendra Tregëtare, Pika materiale ndërtimi, Ndërmarrjet e mëdha me vendodhje në autostrade, Markete/Supermarkete etj, në Bashkinë Kamez. Gjatë muajve Korrik – Gusht, ky inspektoriat ka në planifikim kontrollet e sigurisë së ashensorëve nëpër hotelet e qendrat e pushimit përgjatë vijës bregdetare në vend. Ky proçes do të koordinohet edhe me kontrollet mbi marrjen e masave anti COVID -19 nga këto subjekte.

Inspektoriati i Punës informon se kontrollet në kantierët e punës kanë përfunduar dhe se ka ndryshuar targetin e kontrolleve në Call Center dhe Fason.

 

Në përfundim të mbledhjes, Prefektja e Qarkut Tiranë la si detyrë angazhimin e Task Forcës në vijim sipas detyrave të percaktuara dhe raportimin sipas cdo rasti.

Comments are closed.