Prefekti Qarkut Tiranë me stafin e tij ishte prezent në terren në zonën e rënies së zjarrit duke monitoruar situatën dhe punën e shkëlqyeshme të forcave.
September 25, 2018
Përfaqësues të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, morën pjesë në workshopin e zhvilluar me temë Us Army Corps of Engineers Workshop Supporting Albanian Flood Risk Management, Emergency Response, Water Management Planning and Watershed Management.
September 26, 2018

Në zbatim të Urdhrit të KM, Nr 124, “Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për verifikimin dhe monitorimin e procesit të riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi dhe koordinoi takimin e këtij grupi me Drejtuesit e Ujësjellës – Kanalizime të Qarkut.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin e inventarizimit  fizik, vlerësimit e regjistrimit të aseteve, kontabilizimit të tyre në pronësi të cdo bashkie, evidentimin e aseteve që ndodhen në tokat shtetërore dhe private me qëllim rregjistrimin ose shpronësimin e tyre, dhe gjithashtu, problemet e konstatuara nga ky proces.

Në përfundim të takimit, GNP, komunikoi se do të hartojë dhe dërgojë në Kryeministri një raport paraprak për statusin aktual, zgjidhjet e propozuara dhe afatin për përfundimin e tyre.

Comments are closed.