Nënprefekti i Qarkut Tiranë organizoi një takim në ambjentet e Komisariatit numër 6 ku u diskutua në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike
June 11, 2019
Nënprefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin e radhës për sensibilizimin e komunitetit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019 në Njësinë Administrative Petrelë
June 13, 2019

Nënprefekti i Qarkut Tiranë organizoi një takim në ambjentet e Njësisë Administrative Dajt ku u diskutua në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Sot, më datë 12.06.2019, Nënprefekti i Qarkut Tiranë për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën, z. Bashkim Haxhiu, organizoi një takim në ambjentet e Njësisë Administrative Dajt ku ishin të pranishëm Administratori i Nja. z.Kujtim Qefalia, përfaqësuesi i policisë së shtetit, z.Ilmi Tota, si dhe ndërlidhësat e Njësive Bashkiake Dajt, Zall-Bastar, Zall-Herr, Shëngjergj. Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe parandalimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme.

Comments are closed.