Nënprefekti i Qarkut Tiranë organizoi një takim në ambjentet e Njësisë Administrative Dajt ku u diskutua në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike
June 12, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore
June 13, 2019

Nënprefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin e radhës për sensibilizimin e komunitetit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019 në Njësinë Administrative Petrelë

Sot, më datë 13.05.2019, Nënprefekti i Qarkut Tiranë për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën z. Bashkim Haxhiu, zhvilloi takimin e radhës për sensibilizimin e komunitetit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019 në Nja. Petrelë, ku ishin të pranishëm Administratori i Nja. Petrelë, z. Sokol Kupi, Shefi i Policimit në Komunitet z. Nefail Zyka dhe Shefi i Postës së Policisë Farkë, z. Flamur Sula si dhe pjesa ndërlidhëse e njësive bashkiake Baldushk, Petrelë, Farkë, Berzhitë dhe Krrabë. Në këtë takim u theksua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në dhënien e informacionit për sa i përket kapjes së autorëve kultivues të kanabisit për çdo territor përkatës. Gjithashtu, u diskutua edhe në lidhje me reagimin e menjëhershëm dhe marrjen e masave për parandalimin e zjarreve dhe bashkëpunimin për identifikimin e autorëve zjarrëvenës.

Comments are closed.