Përfundoi java e dytë e Task-Forcës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me të gjitha inspektoratet të cilat monitorojnë territorin
May 18, 2018
Prefekti Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin e organizuar nga Agjensia për Zhvillimin Rajonal 2
May 28, 2018

Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua takimi i dytë i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit

Ditën e sotme datë 21.05.2018 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua

takimi i dytë i Komitetit Rajonal të zhvillimit të Turizmit. Të pranishëm në takim ishin:

1.Znj.Diana MILE, Bashkia Tiranë

2.Znj.Silvana MEMA, Bashkia Vorë

3.Z.Genci GJYLSHENI, Bashkia Kavajë

4.Znj.Fatjona HYSI, Bashkia Rrogozhinë

5.Z.Mariel HALILAJ, Agjencia Kombëtare e Turizmit

6.Znj.Ollga BECKA, Agjencia Kombëtare e Zonave tëMbrojtura

7.Z.Gjergji GJURAJ, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare

8.Znj.Alida CINAJ, Agjencia e Zhvillimit Rajonal nr.2

9.Znj.Bora PANAJOTI, Këshilli i Qarkut Tiranë

10.Znj.Blerina GUNGA, Këshilli i Qarkut Tiranë

11.Znj.Merita MECANI, Agjencia Kombëtare e Ushqimit

Në fjalën e saj znj.Prefekte vuri theksin mbi qëllimin e këtij takimi i cili ishte miratimi i planit të

masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror ku në qëndër të vëmendjes së institucioneve

përgjegjëse do të jetë garantimi i sigurisë së pushuesve në plazhe, si dhe ofrimi i një mjedisi

turistik cilësor dhe me standard europiane në sezonin 2018. Përgjegjësitë e këtij komiteti janë:

-Të miratoj tërësinë e masave paraprake për menaxhimin e sezonit turistik që duhet

të ndërmarrë dhe zbatojë çdo institucion/agjenci në zbatim të Planit Vendor të Veprimit.

-Të bashkërendojë punën, përgjatë sezonit.

-Të ndiqet zbatimi i planit të veprimit përgjatë sezonit veror 2018.

-Të përcaktoj drejtimet prioritare për krijimin e kushteve përmbrojtjen e interesave dhe 

të drejtave të ligjshme të turistëve dhe ofruese të shërbimeve turistike.

-Të garantojë Shëndetin Publik

Comments are closed.