Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim deputetin e zonës së Kamzës z.Eljo Hysko si dhe nënkryetarin e bashkisë Kamëz Z.Prelë Gjonpalaj.
October 29, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në Workshopin Kombëtar për Strategjinë e Financimit të Ujit që u organizua nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Agjensinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Bashkimin Europian.
October 31, 2019

Prefekt i Qarkut Tiranë mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore “Bashkë mundemi”

Në kuadër të muajit të antitrafikimit Znj. Suzana Jahollari Prefekt i Qarkut Tiranë mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Luftës kundër  Trafikimit të Qënieve Njerëzore “Bashkë mundemi”. Të pranishëm në këtë takim ishin Z.Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm, Znj. Rovena Voda Koordinator Kombëtar i Luftës kundër Trafikimit të Personave, Znj.Ogerta Manastirliu Ministër i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, përfaqësues të trupit diplomatik, zevëndës ambasador, partnerë kombëtarë të fushës së antitrafikimit nga Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje& Hercegovina, anëtarë të Mekanizmit Kombëtarë të Referimit, anëtarë të Komitetit Rajonal, Tryezës Teknike dhe ojf. Qellimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave në identifikimin, referimin, ndjekjen penale dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit njerëzor. Ky takim shërbeu edhe për krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në minimizimin e fenomenit të trafikimit me partnerët kombëtarë por edhe me vendet fqinje.

Comments are closed.