Takim në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë lidhur me proçesin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108 , datë 30.12.2015
September 12, 2018
Prefektja e Qarkut Tiranë ishte pjesë e aktivitetit të zhvilluar në Njësinë Administrative Pezë, në kujtim të 76-vjetorit të Konferencës së Pezës
September 16, 2018

Prefekti i Qarkut Tiranë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, organizoi një takim konsultativ në lidhje me problematikat dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit arsimor

Prefekti i Qarkut Tiranë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, organizoi një takim konsultativ në lidhje me problematikat dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit arsimor nga institucionet qëndrore në nivel vendor dhe organet e qeverisjes vendore përgjegjëse.
Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e këtyre institucioneve bën një prezantim të situates aktuale, problematikave, masave të marra si dhe sukseseve të arritura.
Disa nga pikat kryesore, tek të cilat u përqendrua vemendja, ishin si më poshtë:
• Gjendja infrastrukturore e institucioneve arsimore
• Shpërndarja falas e teksteve shkollore për ciklin e ulët
• Mësimi me dy turne për shkak të numrit të lartë të nxënësve në klasa
• Plotësimi me personel mësimor i të gjitha shkollave.
• Transporti nxënësve nga vëndbanimi për në shkollë.
• Siguria në ambientet shkollore.
Në përfundim të takimit, Znj. Jahollari, theksoi rendësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të të gjithë institucioneve arsimore dhe uroi pjesëmarrësit për një vit sa më të mbarë shkollor.

Comments are closed.