Prefekti i Qarkut Tirane mori pjese ne takimin e zhvilluar nga Ministri i Brendshëm në ambientet e Bashkisë Kamëz, si dhe inspektoi në terren problematikat e përmbytjes.
September 26, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë sëbashku me Zevendës Ministrin e Brendshëm pritën në takim Ministrin e Brendshëm të Kosovës
September 30, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Sot, më datë 30.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në takimin e organizuar në ambjentet e Hotel Xheko Imperial nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ky takim u drejtua nga Ministri Z. Blendi Klosi i cili theksoi se “Mjedisi është një nga fushat më me shumë impakt për komunitetin”, për këtë arsye Qeveria Shqiptare e ka gjithmone si prioritet të saj në Reforma dhe projekte. Në këtë takim u pasqyruan 5-projektet e reja në fushën e mjedisit. Një nga reformat më me rëndësi dhe për të cilat Z. Klosi vuri theksin ishte ajo e zhdukjes së qeseve plastike nga përdorimi, afati I fundit për ekzekutimin e kësaj reforme është data 1 Qershor 2020. Në fjalën e mbajtur Znj. Jahollari, shprehu vullnetin e saj për të qenë edhe njëher tjeter pjesë e çdo nisme të Qeverisë Shqiptare, madje duke i udhëhequr ato për të arritur në rezultate konkrete.

Comments are closed.