Prefektja e Qarkut Tiranë mori pjesë ne takimin që u zhvillua nga Ministria e Financave në kuadër të “Diskutimit buxhetor për vitin 2020”.
October 15, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në “Marshimin Sensibilizues” të organizuar nga Znj. Rovena Voda Koordinator Kombëtar për çështje të luftës kundër trafikimit të përsonave.
October 18, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019

Sot, më datë 18.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019, ku morën pjesë kryetaret e 5 bashkive të Qarkut Tiranë si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera qëndrore me nivel vendor. Në këtë takim u bë analiza e sezonit turistik veror 2019, si dhe u  diskutua për masat që duhet të merren për sezonin e ardhshëm të vitit 2020. Në fjalën e saj znj. Jahollari, paraqiti rezultatet konkrete në fushën e turizmit të arritura për këtë vit, duke vendosur theksin në përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve të evidentuara gjatë sezonit turistik 2019. Në përfundim të fjalimit Prefektja theksoi prioritetet e qeverisë për sa i perket përcaktimit të venddepozitimeve sipas standarteve dhe Implementimit të kostove-tarifave për menaxhimin e mbetjeve, planifikimi i aksionit kombëtar për pastrimin, si dhe për eleminimin e qeseve plastike.

Comments are closed.