Prefekti Qarkut Tiranë zhvilloj një takim pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me drejtorët rajonal
March 4, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë
March 5, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takim me z.Rikard Luka, ekspert për Qarkun Tiranë i Projektit Bashki të Forta.

Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takim me z.Rikard Luka, ekspert për Qarkun Tiranë i Projektit Bashki të Forta. Bashki të Forta (BtF), është mandatuar nga Ministria e Brendshme për të realizuar një studim / vlerësim me qëllim identifikimin e masave ligjore,  organizative dhe proçeduriale që mund të çojnë në rritjen e përformancës dhe efektivitetit të Institucionit të Prefektit ku objektiv është përmirësimi i ligjit për Prefektin. Për këtë qëllim stafi i Projektit BtF po grumbullon të dhëna dhe po organizon disa intervista me grupe interesi, përfaqësues lokal dhe qytetarë me qëllim evidentimin e sfidave kryesore me të cilat përballet ky Institucion në këndveshtrime të ndryshme. Qëllimi i këtij takimi është evidentimi i grupeve kryesore të qytetarëve që ndërveprojnë me Institucionin e Prefektit, dhe diskutimi i rasteve konkrete që kanë marrë zgjidhje ose jo nga ndërhyrja e këtij institucioni.

Comments are closed.