Prefekti Qarkut Tiranë organizoi një takim për problematikën e therjeve të kafshëve dhe tregtimit të mishit në qarkun e Tiranës
June 13, 2018
Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u realizua takimi i parë i Grupit të Monitorimit dhe Kontrollit
June 18, 2018

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin për ngritjen e Grupit Vendor Ndërinstitucional të Punës për ndërhyrjen ndaj shfrytëzimit dhe gërryerjes së brigjeve e shtretërve të lumenjve

Sot më datë 14.06.2018, ora 12.00 u zhvillua nën kryesimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Basenit Ujor “Ishëm-Erzen”, takimi përfundimtar i Grupit Vendor Ndërinstitucional të Punës ngritur në bazë të Urdhërit nr.165, datë 07.12.2017, të Prefektit të Qarkut Tiranë “Për ngritjen e Grupit Vendor Ndërinstitucional të Punës për ndërhyrjen ndaj shfrytëzimit dhe gërryerjes së brigjeve e shtretërve të lumenjve”. Në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit i Kryeministrisë, Agjencia e Basenit Ujor “Ishëm-Erzen”, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Tiranë, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Durrës, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoritë vendore të Policisë për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë etj. Në takim u diskutua mbi tematikat lidhur me rezultatet e arritura nga ushtrimi i kontrollit gjatë aksionit 6-mujor të Task Forcës për tre qarqe: Tiranë, Durrës dhe Lezhë, si dhe realizimi i detyrave të përcaktuara në fazën e fundit të kontrollit dhe monitorimit të proceduara bashkërisht. Gjithashtu në takim u diskutua në frymë bashkëpunuese edhe për rekomandimet dhe propozimet për punën e mëtejshme të institucioneve dhe organeve të lartpërmendura të zbatimit të ligjit.

Comments are closed.