Më datë 11.03.2019, Prefektja e Qarkut Tiranë, znj. Jahollari, priti në takim një ekip të kryesuar nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, z. Bahri Musabelliu
March 11, 2019
Sot, më 13 mars 2019, pranë ambientit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u organizua një takim midis Prefektit të Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari dhe rektorit të UBT-së Prof.Dr. Bahri Musabelliu
March 13, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Jahollari, zhvilloi takimin e fazës përmbyllëse të proçesit të zbatimit të VKM numër 1108

Sot, më datë 12.03.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Jahollari, zhvilloi takimin e fazës përmbyllëse të proçesit të zbatimit të VKM numër 1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek bashkitë e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.

Në këtë takim ishin të pranishëm grupi i punës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues nga bashkitë Tiranë, Kavajë dhe Kamëz, etj.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Jahollari pasi bëri një rezyme të punës së deritanishme, u ndal në raportin e prodhuar nga Grupi i Punës i ngritur pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke kërkuar mendimin e përfaqësuesve të bashkive, të cilët shprehën dakordësinë për rezultatet e nxjerra dhe të perfundoj proçesi ligjor në afatin e përcaktuar.

Comments are closed.