Sot më datë 16.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë sublime në kujtim të Konferencës së Pezës, të organizuar në Varrezat e Pezës, ku ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko si dhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.
September 16, 2020
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, njofton se pas koordinimit dhe bashkëpunimit me Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Tiranë, Forcat e Armatosura të Komandës Mbështetëse dhe Forcave Tokësore, përfaqësues të administratës së Zonave të Mbrojtura Tiranë, të Shërbimit Pyjor, Policisë së Shtetit dhe forcave vullnetare, u arrit me sukses neutralizimi dhe fikja e zjarreve të rëna në Malin e Priskës, Njësia Administrative Dajt.
September 21, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Basenit Ujor Erzen zhvilloi mbledhjen e rradhes ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet si më poshtë: Bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, Shijak, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Instituti i Shendetit Publik, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, përfaqësues nga Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Grupeve të interesit.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Basenit Ujor Erzen zhvilloi mbledhjen e rradhes ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet si më poshtë: Bashkitë Tiranë, Durrës,  Vorë, Kavajë, Shijak, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Instituti  i Shendetit Publik, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, përfaqësues nga Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Grupeve të interesit. Mbledhja e ditës u organizua sipas nje rendi të përcaktuar nga Zyra e Adminstrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat. Të gjitha kërkesat për shfrytëzim të burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokesore u prezantuan nga Drejtoresha e Zyrës së Adminstrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen- Mat, të cilat u trajtuan konform ligjit 111/2012 për “Menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar.

Comments are closed.