Sot më datë 15.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin e rradhës së Task Forcës vendore ANTI COVID-19.
September 16, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Basenit Ujor Erzen zhvilloi mbledhjen e rradhes ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet si më poshtë: Bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, Shijak, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Instituti i Shendetit Publik, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, përfaqësues nga Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Grupeve të interesit.
September 17, 2020

Sot më datë 16.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë sublime në kujtim të Konferencës së Pezës, të organizuar në Varrezat e Pezës, ku ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko si dhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.

Sot më datë 16.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë sublime në kujtim të Konferencës së Pezës,  të organizuar në Varrezat e Pezës, ku ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko si dhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.  Në fjalën e saj Prefektja tha se ndjehej e nderuar që sot ndodhet në Pezë për të përkujtuar me nderim dhe vlerësim maksimal për rolin dhe kontributin që luajti kjo ngjarje historike, për rolin dhe kontributin e veteranëve të Pezës, për gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve të lirisë. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet mblidhemi në kushtet e një pandemie botërore, në luftë me virusin e padukshëm COVID-19, luftë dhe përpjekje, të cilën u bënë muaj të tërë që po e kalojmë të gjithë bashkë. Unë dëshiroj që sot të japim mesazhin e shpresës dhe besimit, me fjalët ngushëlluese për ato familje që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë betejë me armikun e padukshëm, me urimin për shërim sa më të shpejtë për ata që janë duke luftuar me këtë virus, se të gjithë bashkë do ja dalim.

Comments are closed.