Takim për transportin e invalidëve të punës nën drejtimin e Z. Mersin Murataj, Prefekt i Qarkut Tiranë
May 25, 2021
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, sot më datë 04.06.2021, koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare
June 4, 2021

Takim për transportin e invalidëve të punës nën drejtimin e Z. Mersin Murataj, Prefekt i Qarkut Tiranë

Sot më datë 19.05.2021 ora 14:00, në  Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua një takim për transportin e invalidëve të punës nën drejtimin e Z. Mersin Murataj, Prefekt i Qarkut Tiranë. U diskutua mbi detyrimet ligjore për çmimin e biletës në tranportin publik qytetas dhe rrethqytetas. 

Të pranishëm në takim ishin z.Emil Konomi, Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, Z. Abdullah Omuri, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë, Z.Zivac Troci, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të  Punës Dega Tiranë dhe Znj. Matilda Xhafa Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor Bashkia Tiranë. 

Ndër të tjera, Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi bashkëpunim për përmirësimin e shërbimit të transportit për invalidët e punës.

Comments are closed.