Nderim atyre që mbrojnë jetën me jetë dhe sakrifikojnë aq shumë për rendin dhe sigurinë publike. Me moshë sa mosha e shtetit shqiptar, Policia e Shtetit është sot ndër institucionet më të besuara në vend e që meriton mbështetjen tonë të përbashkët në përballjen me krimin dhe paligjshmërinë. Lavdi dëshmorëve të kësaj organizate që kanë rënë në krye të detyrës dhe janë një shembull frymëzues për të mos u dorëzuar kurrë përballë së keqes. Gëzuar ditëlindjen Policia e Shtetit