Nëse më parë shqiptarët luftonin të përçarë pa e ditur ku po shkonin e çfarë i priste, pas Konferencës së Pezës mori rrugë sakrifica drejt një ideali të përbashkët: Lirisë! Liri të cilën populli shqiptar e pagoi me gjakun e mijëra dëshmorëve, para të cilëve përulemi edhe sot me respekt të pakufij. Mes tyre shquan heroi i popullit, Myslym Peza, biri i kësaj zone dhe një figurë emblematike që drejtoi batalionin e parë partizan. Lavdi!