Pas gati një dekadë e gjysmë, 21 Janari klith ende për drejtësi. Mbaj mend gjithçka ndodhi atë ditë si një prej shumë qytetarëve e mbështetësve të opozitës së derdhur në shesh. Vrasjet me pushkët e shtetit ndaj njerëzve të pafajshëm janë një krim i pandëshkuar dhe një njollë e errët në historinë e Shqipërisë. Kujtojmë sot 4 jetët e pafajshme dhe mbështesim drejtësinë e re të çojë deri në fund zbardhjen e atij krimi që as nuk harrohet dhe as nuk amnistohet dot. Kurrë!