Nuk ka frymëzim më të madh për një njeri sesa atdheu e nuk ka ideal më të lartë sesa liria. Çlirimi i Tiranës dhe i Shqipërisë është vepër e partizanëve, vepër e sakrificës dhe rezistencës së bijve e bijave të kombit tonë. 80 vite më parë Tirana do të gdhihej e çliruar nga okupatorët falë banorëve të saj që bënë rezistencën kryesore, por edhe falë shumë djemve e vajzave nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Lavdi dëshmorëve të Tiranës, lavdi rezistencës heroike që u bë në këtë qytet. Mirënjohje për familjet e veteranëve! Ta gëzojmë 80 vjetorin e Çlirimit të kryeqendrës së shqiptarëve. Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria!