Takim me drejtues të institucioneve vendore e qëndrore në Tiranë
September 17, 2025
Asnjëherë nuk është vonë dhe asnjëherë nuk është tepër të pastrosh ambientin
September 17, 2025

82 vjetorin e Konferencës së Pezës

Në Pezë për të përkujtuar 82 vjetorin e Konferencës që hodhi themelet e një bashkimi të ri e të madh ndër shqiptarë, i domosdoshëm për të mposhtur okupatorin.
Peza është simbol i rezistencës, bashkimit dhe luftës që solli lirinë. Ne përulemi me respekt para atyre burrave e djemve, grave dhe vajzave që këtu në këtë fshat bënë një akt të lartë bashkimi dhe zotimi për të mos u ndalur në përpjekjen e përbashkët për lirinë e vendit.
Përulemi edhe para banorëve të kësaj zone që ndihmuan luftën dhe nuk kursyen as jetën e tyre. Lavdi Konferencës së Pezës, lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, lavdi dëshmorëve, lavdi birit të kësaj kësaj zone, heroit të popullit Myslym Peza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *