Me rastin e festave të fundvitit Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, shpërndau 34 pako ndihma me veshëmbathje, lëngje frutash dhe lodra, për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Ky aktivitet u realizua nën kujdesin e veçantë të Znj. Suzana Jahollari si dhe falë bashkëpunimit me subjektet private të tillë si: “Coca-Cola” e cila na vuri në dispozicion lengjet e frutave dhe Kopshti “4 Stinët” të cilët na mundësuan pakot me lodra.