

Analiza vjetore e punës së Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë ishte një mundësi e mirë për t’u njohur me shifra dhe fakte që dëshmojnë përpjekjen e përbashkët që bëjnë këta punonjës për të shmangur rreziqet në raste emergjencash. E veç kësaj ishte një mundësi për të diskutuar mbi sfidat që mbeten, çështjet shqetësuese dhe problemet që duhen adresuar. Nuk është një profesion i lehtë dhe jo gjithmonë gjithçka është në dorë të tyre. Detyra jonë e përbashkët është të krijojmë të githa kushtet dhe të sigurojmë të gjithë logjistikën e duhur që iu duhet këtyre burrave e djemve. Falë profesionalizmit të tyre dhe investimeve të vazhdueshme nga qeverisja lokale e qëndrore, sot Tirana ka një Shërbim Zjarrfikës me profesionistë të vërtetë dhe pajisje moderne.