Prefekti i qarkut Tiranë mbledh drejtuesit e ZVA-ve; Procesi mësimor vazhdon normalisht përpos sfidës së pandemisë.
December 10, 2020
Emërohet Prefekti i Qarkut Tiranë z.Mersin Murati
March 19, 2021

Analiza vjetore, Gogu: Vit i vështirë, vendosëm prioritet rindërtimin, emergjencat dhe ‘luftën’ ANTI-COVID

Në institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua sot analiza vjetore e punës së institucionit, ku te pranishëm ishin zv.Ministri i brendshëm z. Julian Hodaj dhe znj. Alma Mele, Drejtore e Koordinimit dhe Monitorimit të Prefekturave pranë Ministrisë së punëve të Brendshme.

Zv.Ministri I Brendshëm z. Julian Hodaj teksa u njoh me të gjithë analizën e punës së vitit që lamë pas, vuri në dukje se nga institucioni i prefektit është bërë një punë shumë e mirë për inspektimet dhe nxjerrjen në pah të gjendjes së digave në qark , duke sjellë kështu një pasqyrë të qartë edhe për komitetin e digave. ‘Dëgjova me vëmendje gjithë analizën dhe përveçse dua t’ju përgëzoj për menaxhimin e punës me gjithë situatat e paraqitura përgjatë këtij viti dua të vë në dukje dhe punën që keni bërë për inspektimin dhe hartimin e një raporti për gjendjen e gjithë digave të qarkut. Është një punë shumë e mirë dhe sigurisht që këto referenca do ti përdorim edhe në mbledhjen e radhës së komitetit të digave me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës së digave dhe ndërhyrjen në ato që tashmë kanë nevojë’.

Prefekti i Qarkut Tiranë z.Toni Gogu, u shpreh se 2020-a nuk ka qenë aspak një vit I lehtë e për këtë arsye, të diktuar nga situata e tërmetit dhe pandemisë, institucioni ka vendosur si prioritete të punës monitorimin e zbatimit të protokollit të sigurisë ndaj masave anticovid, Emergjencat Civile si dhe rindërtimin. ‘Për shkak të situatës na u desh të vendosim disa prioritete me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve pikërisht atëherë kur ata kishin nevojë, fillimisht sepse tërmeti I la pa shtëpi dhe pak më vonë si pasojë e mbylljes totale. Padyshim nuk kemi lënë mënjanë as detyrat e tjera që na përcakton ligji ndaj kemi vijuar me verifikimin e ligjshmërisë së akteve të këshillave bashkiakë ku vetëm gjatë këtij viti kemi kaluar plot 697 të tilla për pesë bashkitë e këtij qarku.’ – u shpreh z. Gogu

Në përfndim të analizës Prefekti u shpreh se ky ka qenë një vit i vështirë ndërsa kërkoi që tashmë të vijojë të ndiqet me shumë prioritet procesi i rindërtimit me qëllim përfundimin sa më herët të të gjithë banesave individuale apo objekteve të banimit që kanë nisur rindërtimin.

 

Takimi u zhvillua duke zbatuar të gjitha protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV2.

Comments are closed.