Bashkë me kryetaren e Këshillit Bashkiak Tiranë, @megifino , pritëm një delegacion nga Forumi i Bizneseve të Oberlandit dhe përfaqësues të qeverisjes lokale në Bavari. Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi çështjet e administrimit lokal, zhvillimit urban dhe iniciativat e ndryshme të qyteteve tona në fushën e qeverisjes vendore. Përveç miqësisë mes dy popujve tanë dhe mbështetjes që na japin në rrugën e integrimit europian, kemi gjithmonë çfarë mësojmë prej Gjermanisë, disiplinës së tyre, dijes dhe ekspertizës së lartë që ata kanë në shumë fusha