Bashkë me presidentin Bajram Begaj sot në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Gosë, për të uruar nxënës e mësues në këtë vit të ri shkollor. Çdo sukses i juaji në rrugën e bukur të dijes është një gur themeli për një të ardhme të ndritur dhe për ta bërë Shqipërinë një vend gjithnjë e më të mirë për të gjithë. Mos iu ndani librave, shkollës dhe këshillave të mësuesve. Porosia profetike e shkrimtarit tonë të madh, Naim Frashëri, vlen ende sot e për gjithë jetën; vetëm dritë e diturisë do të na shpjerë përpara