102 vjetori i Tiranës kryeqytet
February 14, 2022
Inagurimi Kino-Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë
February 17, 2022

“Cfarë ka qenë Tirona” nga gazetarja e mirënjohur Rezarta Delisula

Sot Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro mori pjesë ne promovimin e librit “Cfarë ka qenë Tirona” nga gazetarja e mirënjohur Rezarta Delisula që na tregon histori të panjohuara të kryeqendrës së shqiptarëve duke u bazuar në dokumentet e Arkivit Osman të Kryeministrit në Stamboll.
Shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipërisë mbetet një nga vendimet më të mençura të Kongresit të Lushnjes. Sot 102 vjetori i këtij akti të madh e gjen Tiranën edhe me një botim të rëndësishëm, që evokon një periudhë të largët për të cilën kemi ende shumë nevojë të mësojmë.
Kjo vepër ka për të qenë një pikë referimi për këdo që kërkon të bëjë një rrugëtim historik për të njohur Tiranën që nga koha e Perandorisë Osmane e deri në ditët e sotme që është përzgjedhur si Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Comments are closed.