Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari priti në takim përfaqësues të organizatës jo fitimprurëse “Për Fëmijët e Ushtarakëve dhe Policëve të rënë në krye të detyrës” znj.Marjeta Karaj dhe z.Agron Gjoka. Në këtë takim u diskutua për misionin për t’iu ardhur ne ndihmë fëmijëve jetim si dhe atyre me nevoja të veçanta të ushtarakëve dhe policëve të rënë në krye të detyrës. Znj.Jahollari shprehu gatishmerine për ti ndihmuar ne menyre institucionale per realizimin e misionit, ne dobi te komunitetit.