Sot, më datë 23.07.2019, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, me perfaqësues Klajdi Nikolla, shef i Emergjencave Civile, Agim Alimadhi dhe Fatos Veliu specialistë të sektorit të emergjencave civile morën pjesë në takimin që u organizua në ambjentet e Hotel “Xheko Imperia”l nën drejtimin e Drj. të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Z. Haki Cako si dhe Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes (OCD) SHBA , në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA, në kuadër të programit 1204 (b) me SHBA “Për sistemin e Komandimit të incidentit/Qendrat Operacionale të Emergjencave”. Në këtë organizim marrin pjesë Institucione qendrore dhe vendore siç janë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Shendetësisë, Drejtoria e Antitrafikut, MNZ, Bashkia Tiranë, etj. Ky trajnim do të zgjasë nga data 22 deri më 26 korrik 2019, dhe ka për qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe aftësimin e të gjitha organeve përgjegjëse për situatat në rast emergjence.