Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, njofton se pas koordinimit dhe bashkëpunimit me Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Tiranë, Forcat e Armatosura të Komandës Mbështetëse dhe Forcave Tokësore, përfaqësues të administratës së Zonave të Mbrojtura Tiranë, të Shërbimit Pyjor, Policisë së Shtetit dhe forcave vullnetare, u arrit me sukses neutralizimi dhe fikja e zjarreve të rëna në Malin e Priskës, Njësia Administrative Dajt. Në këtë operacion tejet të vështirë për shkak të terrenit të theksuar malor, morën pjesë mbi 180 forca operacionale të institucioneve të ndryshme dhe u angazhuan mbi 15 mjete zjarrfikëse. Prefekti i Qarkut Tiranë gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional drejtuesit e të gjithë strukturave që morën pjesë në këtë aksion si dhe grupin vullnetarë të zonës të cilët bashkërenduan veprimet sëbashku. Znj. Jahollari bën thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri qytetare me qëllim shmangien e katastrofave të tilla natyrore, si dhe thekson se vepra të tilla penale po ndiqen nga organet kompetente duke çuar para ligjit çdo kënd që është përgjegjës për veprimtari të tilla.