Në datën 21.12.2017, përfaqësuesit e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, kanë vazhduar të shpërndajnë pako me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet në fshatin Breg- Shkozë të Bashkisë Vorë. Të pranishëm në shpërndarjen e ndihmave ishin:
Z.Isuf Halla Kryeplak
Z.Shkëlqim Balla Banor
Z.Kujtim Kulli Banor
Z.Agim Alimadhi
Përfaqësues i Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë
Znj. Almeida Ametbejasi Përfaqësuese e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë
Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Znj. Suzana Jahollari Prefekte e Qarkut Tiranë, e cila është gjendur pranë banorëve të prekur nga përmbytjet e ndodhura në fillim të muajit dhjetor.