

Korçë- Në takimin me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kolegët prefektë të qarqeve, diskutuam për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla dhe si mund të integrohet projekti “Smart City” për ruajtjen e perimetrit të sigurisë në institucionet arsimore. Maksimalisht të përkushtuar të garantojmë një mjedis të sigurt për fëmijët tanë. Diskutuam gjithashtu edhe për çështje të emergjencave civile dhe mirëmenaxhimin e situatës përgjatë stinës së dimrit.