“Mirënjohja e Qytetit” për Kryqin e Kuq Shqiptar
December 29, 2021
Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro, takim pune dhe bashkëbisedimi me organizatat dhe shoqatat e veteranëve.
January 12, 2022

Masat e shtuara për të evituar situatat emergjente

Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Afrim Qëndro, thërriti në një takim pune drejtuesit e institucioneve kryesore të Qarkut, në lidhje me masat e shtuara për të evituar situatat emergjente që mund të paraqiten në këtë periudhë të ndërrimit të viteve, si rezultat i reshjeve të pritshme të shiut dhe ngricave të mundshme, me qëllim që të mos ketë as një problematik në noramlitetin e jetës dhe veprimtarisë së komunitetit.
Në këtë takim, Prefekti i Qarkut, theksoi rëndësinë dhe detyrimet që u lindin institucioneve për të menaxhuar me sukses çdo situatë emergjente që mund të paraqitet në ditët në vijim,
Pas shum diskutimesh, në përfundim të takimit, mbështetur në Ligjin për Mbrojtjen Civile dhe në Planin e Masave të Prefekturës së Qarkut për situatën e dimrit, u lanë detyra specifike për çdo strukturë dhe drejtori dhe strukturë mbështetëse.
Kryesisht, theksi u vendos që të shikohet me shum efiçensë gadishmëria e grupeve të punës dhe mjeteve që veprojnë në terren në raste situatash dhe rritja e bashkëpunimit, informimit dhe koordinimit me strukturat e ndryshme që janë pjesë e Planit Kombëtar të Emergjencave Civile (i miratuar me VKM Nr. 835, datë 03.12.2004), si Prefekti i Qarkut, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Kryqi i Kuq Shqiptar dega Tiranë, etj.

Comments are closed.