Sot më 10 Dhjetor, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, Prefekti I Qarkut Tiranë, Z. Afrim Qëndro, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor zhvilloi mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Erzen .
📌 Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës si më poshtë:
➡️ Konstituimi I Këshillit të Basenit Ujor Erzen me qëllim prezantimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, Z. Afrim Qëndro, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Erzen, si mbledhje e pare që zhvillon pas emërimit si Prefekt I Qarkut Tiranë
➡️ U diskutuan pesë kërkesa të subjekteve për marrjne e lejes së përdorimit të burimit ujor, nga të cilat tre prej tyre u miratuan dhe dy nuk u miratuan.
➡️ Pati diskutime mbi problematikat që u hasën në lidhje për kërkesat që u shtyjnë për miratim, duke dhënë rekomandimet përkatëse për secilin rast.
➡️ Diskutime rreth inventarizimit dhe formalizimit të puseve pa leje përdorimi të burimit ujor.