Mbledhja e radhës e Task Forcës Antikanabis me punonjës e drejtues policie në Kavajë e Rrogozhinë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore. Bashkërendojmë punën për të parandaluar e goditur këtë veprimtari të paligjshme. Natyrisht që policia ka rolin kryesor, por kjo është një sfidë e përbashkët e të gjitha institucioneve dhe shoqërisë sonë.