Më datë 27.11.2018 u zhvillua mbledhja e Këshillit të Basenit Ishëm-Erzen nën drejtimin e Prefektes znj. Suzana Jahollari. U prezantua nga perfaqësuesja e zyrës së Agjensisë së Basenit Ujor baza ligjore dhe ndryshimet e fundit ligjore për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Prefektja insistoi në fjalën e saj në kuptimin dhe zbatimin me integritet e profesionalizëm të parimeve bazë të menaxhimit të burimeve ujore. U shqyrtuan dhe u morën pesë vendime për kërkesat për përdorim të burimeve ujore.