Me iniciativë të Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, sot në datë 25.06.2018, pranë Hotel “Sandy Beach” në Kavajë, u organizua takimi i katërt i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit. Në cilësinë e Kryetares së Komitetit, takimin e hapi znj.Suzana Jahollari, e cila parashtroj të gjithë punën e bërë nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në Turizëm, për rëndësinë që kjo fushë ka në promovimin dhe ofrimin e shërbimit cilësor për pushuesit.
Në takim ishte i pranishëm edhe z.Hajrulla Ceku, zv.Ministër i Turizmit dhe Kulturës, i cili falenderoi Bashkitë për punën e bërë në ndihmë të zhvillimit të Turizmit, dhe insistoi që institucionet të marrin të gjitha përgjegjësitë për një menaxhim sa më të mirë të sezonit turistik 2018, për sigurinë e jetës dhe shëndetit të pushuesve.