Ne Bashkinë Kamëz, ku zhvillova takim me Kryetarin e Bashkisë Z. Rakip Suli, si dhe me drejtorët e kësaj bashkie.
Gjatë bashkëbisedimit tonë u ndalëm në punët e realizuara dhe transformimin që ka pësuar Kamza gjatë 5 viteve të fundit, falë projekteve konkrete në infrastrukturë, shërbime dhe hapësira publike.
Angazhimi, vizioni, bashkëpunimi dhe puna e vazhdueshme e kësaj bashkie për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj duhet të jetë frymëzuese për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë.
Falënderoj Kryetarin dhe stafin e Bashkisë për pritjen dhe bashkëpunimin konstruktiv!
