Me kryeministrin Rama, ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe kryetaren e deleguar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, studio daneze BIG. Po merr formë ditë pas ditë teatri që meriton Tirana e këtij shekulli dhe artistët tanë, një investim i jashtëzakonshëm për sot dhe gjeneratat që vijnë pas. Më e mira është ende përpara!