Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qendro së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, z.Erion Veliaj, kryetarin e Këshillit të Qarkut, z.Aldrin Dalipi dhe ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të përcjell urimet më të mira për festën e Sulltan Novruzit te Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Urime gjithashtu të gjithë besimtarëve bektashinj që sot kremtojnë këtë ditë të shenjtë të përtëritjes, besimit dhe shpresës. Për shumë vjet gëzuar Sulltan Novruzin!